Për konkursin “Pranvera letrare” – Brikena BORAKU

14 Prill, 2010 at 19:27 (Brikena BORAKU, POEZI, PRANVERA-LETRARE) ()

Brikena BORAKU

Vlorë

Brikena Boraku, është  lindur në qytetin e Vlorës, më 31 dhjetor 1992.  Është nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme, jopublike, “Internacional”, në qytetin e vendlindjes. Veç shkencave ekzakte ka pasion dhe letërsinë. Vjen në konkursin “Pranvera Letrare”  në gjininë e skicës.

……………………………………………………………………………………………………………

Ty,  vetëm ty!

Skicë letrare

Diku pas… kam lënë kujtimet e brishta të fëmijërisë, ëndrrat e pafajshme engjëllore…

Diku pas… lashë atë vajzën e vogël çapkëne, të ëmblën, çamarroken, guximtaren, atë që s’kishte ndrojtje prej askujt.

Kurse tani….

ah, tani…

tani vazhdoj ëndërroj si atëherë…

Veçse në ëndrrat e mia, vjen veç një Engjëll.

Me krahët e tij të bardhë më pushton të tërën, më fton, me shikimin e tij të ëmbël, në botën e lumturisë, më deh vetëm me një prekje.

Më vështron…

shikimi i tij, më thotë të mos kem frikë, por…unë s’mundem, druhem t’i shkoj pas …

Mundohem t’i flas, por zë nuk kam, nuk mundem…

Eh, si të mundem vallë, kur në shpirtin tim stuhia përmbys gjithçka?!

S’e kuptoj ç’më ndodh.

Emocionet më bëjnë të dridhem.

Zemra, si e çmendur, rreh e më thotë:

“Thuaji, thuaji diçka”.

O Shenjt i Dashurisë,

të lutem, të kërkoj ndihmë, mposhti emocionet që më mbysin guximin!

Të lutem, ndihmomë t’i them veç dy fjalë…

*  *  *

Ndjej shikimin e tij si  depërton në shpirtin tim,

thyen akullin e ndrojtjes,

pushton, për një sekondë gjithë qenien time.

Më prek duart dhe zemra ndal përpjekjen e saj të çmendur për tu larguar nga trupi im për t’u bashkuar me zemrën e tij.

Por ishte veç një çast…

Ajo më tradhton sërish, kërkon të shkojë pas tij.

Ndjej afër meje frymëmarrjen e tij…

O Zot, jam ende gjallë?!

Afrohet dhe më pëshpërit ngadalë:

Të dua vetëm ty!

Ty, vetëm ty!

Në atë moment, bota u përmbys.

Gjithçka u zhduk.

Mbetën vetëm sytë e tij, që më robëruan shpirtin…

Prej atij çasti,

mbetën vetëm buzët e tij që më thonë:

Po ti më do?

E lumtur,

e magjepsur,

e dorëzuar para dashurisë sime,

më në fund i thashë:

Të dua!

Ty,

vetëm ty!

Lini një koment